Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për arratisjen nga burgu e të dyshuarit Marko Rosic për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka publikuar bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me kryekriminelin serb, Milan Radojicic.
“Arratisja e Marko Roshiqit nga burgu, a u bë me kordinim a pa koordinim”, ka shkruar Haxhiu.