19.8 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Haxhi Krasniqi konfirmon meçin e radhës, kjo është data dhe vendi ku do të boksohet

Haxhi “Robin” Krasniqi njoftuar se do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, boksieri nga Juniku bëri të ditur se meçin e ardhshëm do ta zhvillojë në Augsburg të Gjermanisë.

Ai u shpreh se “mezi po pret të boksoj në pragun e shtëpisë së tij”, duke llogaritur edhe në mbështetjen e tifozëve.

36-vjeçari gjithashtu njoftoi se kundërshtari i tij do të mësohet së shpejti.

Kujtojmë se Krasniqi meçin e fundit e kishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kishte triumfuar ndaj Nadjib Mohammedi, në një meç që ishte shoqëruar me polemika të shumta.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT