30.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Hashim Thaçi: I kam dëgjuar akuzat dhe i hedh poshtë të gjitha

Sapo ka bërë paraqitjen e tij të parë, para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pasi i është lexuar aktakuza nga prokurori i rastit, Thaçi në fjalën e tij ka thënë se i hedh poshtë gjitha akuzat ndaj tij.

‘I Dëgjova dhe i hedh poshtë të gjitha”, tha Thaçi.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për  lufte dhe kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT