3 C
Mitrovice
E premte, 28 Nëntor, 2025
spot_img

Hashim Thaçi i indinjuar me Specialen: Seanca sot është befasi jo e mirë, sot çdo familje shqiptare feston

Ish-presidenti Hashim Thaçi është ankuar për mbajtjen e seancës gjyqësore nga Dhomat e Speciliauzara në Hagë, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Thaçi ka thënë se mbajtja e seancës gjyqësore në ditë feste është befasi për të keq për çdo shqiptar.

“Është në interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohet të ndodhin në shtetet tuaja përkatës, pasi që si çdo popull edhe ne shqiptarët kemi traditat e vlerat shtetërore. Caktimi i kësaj seanca pikërisht sot më 28 nëntor do të duhej të evitohej. Mbajtja e kësaj seance sot, për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë. I nderuar gjyqtar, çdo shqiptar sot ka festë kombëtare, shtetërore e familjare, sepse është festa e dinjitet dhe krenarisë kombëtare ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare dhe institucion i Kosovës edhe kujton e edhe feston. Mua nuk më mbetet tjetër vetëm të uroj të gjithë shqiptarët që të festojnë të bashkuar dhe me dinjitet. Besoj se në 28 nëntorin tjetër do të festojmë bashkërisht”, tha Thaçi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT