15.2 C
Mitrovice
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img

Hasani: Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar sipas urdhrit të tri aktgjykimeve të Kushtetueses

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enever Hasani, ka bërë me dije se thirrje e seancës së nesërme për formimin e qeverisë së re është antikushtetuese.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar sipas urdhrit të tri aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetues.

Sipas tij, seanca e së dielës është jokushteteuse fund e krye.

“Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar sipas urdhrit të tri aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, sipas germës dhe frymës së Kushtetutës së Kosovës dhe Rregullores së Kuvendit, e cila është akt me rëndësi kushtetuese, ose “Kushtetuta e Kuvendit të Kosovës”. Mbajtja e seancës për Qeverinë është jokushtetuese fund e krye”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këtë rast ka përgjegjësi edhe presidentja Osmani.

“Pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës u mbajt dhe në mënyrë brutale shkeli çdo dispozitë të urdhrit të tij. Pushteti, me aleatët e vet në shoqëri civile, sado të paktë, akoma pa u mbyllur seanca, konstatoi konstituimin – diçka që nuk ka ndodhur. Presidenca aprovoi këto konstatime absurde. Ndërkombëtarët heshtën, edhe pse e dinë mirë se gjendja është siç po e them unë”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo nuk mund të kaloj pa pasoja.

“Kjo sjellje nuk mund të mbetet pa pasoja. Në rend të parë, jam shumë i sigurt se kjo çon në përjashtimin e serbëve nga rendi kushtetues kosovar dhe në federalizimin e Kosovës, ku ata do të kenë një hapësirë juridiko-kushtetuese të ndarë nga hapësira e popullit shumicë. Kjo, siç e dimë, është parashikuar me Marrëveshjen e Ohrit dhe me draft-statutin e BE-së. Sjelljet e fundit të pushtetit të Kosovës ndaj serbëve vetëm sa kanë përligjur kërkesat serbe nga Marrëveshja e Ohrit dhe draft-statuti, që tani mund të marrin, dhe sigurisht që marrin, formën e njësisë autonome kushtetuese”, ka vlerësuar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT