8.5 C
Mitrovice
E enjte, 6 Nëntor, 2025
spot_img

Hasani: Kurti e ka uzurpuar pushtetin, paradite deputet e pasdite kryeministër

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që të lejon që paradite të marrësh vendime në Qeveri, e pasdite të shkosh në kuvend si deputet.

Hasani në emisionin “Konfront” në KTV, deklaroi se historia politike e kushtetuese, do ta mbajë në mend kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si uzurpator të pushtetit.

“Jam i sigurt që historia politike dhe kushtetuese do ta rekordojë, një njeri ka uzurupuar pushtetin dhe është deputet. Paradite shkon voton ligj aty. Qeveri në detyrë është ajo që ka shkëputur çdo legjitimitet politik me parlamentin, shumë e thjeshtë është mund të pyesësh edhe në ‘chatgpt’. Ky po sillet si me qenë qeveri në dorëheqje, edhe ashtu ska të drejtë. Nga Qeveria voton ligje, pasdite shkon parlament dhe voton. Ky është uzurpim. Cila Kushtetutë e lejon këtë? Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që e lejon një gjë të tillë”, deklaroi Hasani.

Hasani tutje tha se me ligj “ekziston qeveri që i ka përfunduar mandati por ata nuk mbajnë edhe postin e deputetit”./koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT