Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas refuzimit të certifikimit të Listës Serbe, për pjesëmarrje në garën e zgjedhjeve të parakohshme.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves u shpreh se veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e Kosovës si një demokraci multi-etnike, shkruan IndeksOnline.
“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit nga aktorët politikë për të penguar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë.
Shpresoj që Paneli i Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore do ta vlerësojë përsëri kërkesën e Listës Serbe për certifikim sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës” deklaroi Hargreaves.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, vetëm dy vota kanë qenë për, dy kundër, ndërkaq anëtarët e tjerë kanë abstenuar, lidhur me votimin për certifikimin e Listës Serbe./IndeksOnline/






