Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale.
Haradinaj shkruan se, e konsideron si hap urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarit të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional.
Postimi i plotë i tij:
Të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti
Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyer shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike. Prandaj e konsideroj si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional. Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme. Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët./arbresh.info/