2.4 C
Mitrovice
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Haradinaj: Taksa 100% ndaj mallrave të Serbisë, duhet të mbetet deri në njohje

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se tarifa prej 100% në mallrat e Serbisë, është masë e dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, ka thënë se vendosja e tarifës ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor.

“Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifës prej 100% në mallrat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb. Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb. Vendosja e tarifës ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor. Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës”, ka shkruar më tej Haradinaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT