5.1 C
Mitrovice
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img

Haradinaj-Stublla: Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe figura të tjera nga skena politike në Kosovë votuan sot në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, Haradinaj-Stublla e ka quajtur këtë “papërgjegjësi kombëtare”.



“Papërgjegjësi kombëtare: Kosova voton në Shqipëri, Serbia ndërton në Mitrovicë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter.



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri. Pas tij nga Kosova kanë votuar edhe Liburn Aliu, Behgjet Pacolli, Shpejtim Bulliqi e të tjerë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT