Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas njoftimit nga Kryeministri Albin Kurti për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave serbe.
“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Klan Kosova. “Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”. “Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”.


