-1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Haradinaj: S’jam në dashni të madhe as me PDK dhe as me LDK, por Kurtin duhet ta heqim nga pushteti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherazi edhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, thotë se do të punojë me LDK-në dhe PDK-në për ta larguar nga pushteti, kryeministrin Albin Kurti.

Në Kuvendin e pestë zgjedhor të OVL-së së UÇK-së në Pejë, Haradinaj tha se Kurtin mund ta ndryshojë opozita.

“Kush mund ta e ndryshojë Kurtin, duhet opozita. Unë nuk është që jam në dashni të madhe as me PDK as me LDK-në, por më duhet të punoj me ta, për me e hjek këtë njeri”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha se është shumë optimist që ndryshimi do të vie.

“Na duhet një ndryshim, jam optimist, s’kam qenë kurrë ma optimist sesa jam sot, do t’i kryej këto punë që i kam qit para vetes, e di çka na pret, por e di që do ta kem mbështetjen e aleatëve”, tha ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT