19.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj shpërthen ndaj Qeverisë: Klika e Kurtit dhe vet ai janë kriminelë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kriminel kryeministrin Albin Kurti dhe “klikën e tij”.

“Ne na ka pengu Kurti me qenë të pavarur nga krizat energjetike”, u shpreh Haradinaj sonte në Pressing në T7, transmeton Express.

“Ky është i poshtër, ky i poshtër ka bë krim. Krim energjetik i ka bërë Kosovës, krim politik, krim të sigurisë se energjia nuk është vetëm para, energjia është siguri. Për energji bëhen luftërat sot, për burime të energjisë, për furnizim të energjisë”, tha Haradinaj për Kurtin, transmeton Express.

“Kurtit ja kom lexu herët agjendat, ky nuk i shërben Kosovës, nuk i shërben agjendës sonë Euro-Atlantike”, tha tutje Haradinaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT