Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar gjatë ditës së sotme ka vizituar vendlindjen e tij, Gllogjan, ku mori pjesë në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë, shkruan GazetaBlic.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e Haradinajt:
“Në Gllogjan në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë, sipas traditave të vjetra shqiptare, me mjeshtrin bacën Shaban dhe nipin e tij, i cili me krenari mban emrin e dëshmorit të lirisë, Sadri Lokaj”, shkruan Haradinaj.