22.7 C
Mitrovice
E diel, 24 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Haradinaj: Nëse Kurti bëhet kryeministër e Haradinaj president zgjidhet problemi i demarkimit me Malin e Zi

Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj ka thënë se problemi i demarkimit me Malin e Zi mund të zgjidhet vetëm nëse Albin Kurti bëhet kryeministër e Ramush Haradinaj bëhet president.

Sipas Daut Haradinajt, kufiri do të kthehet aty ku ka qenë, nëse Kurti e Haradinaj bëhen bashkë.

“Nëse Albin Kurti dhe z.Haradinaj janë bashkë, njëri president e tjetri kryeministër, zgjidhet problemi i demarkimit me Malin e Zi edhe kufiri ka me u kthy aty ku është”, tha Haradinaj në “Kallxo Pernime”

Mali i Zi ka qenë i interesuar për ta korrigjuar gabimin por në Kosovë s’kanë qenë të interesuar.

“Edhe vetë Abazoviq ka marrë qëndrim pozitiv edhe vetë Gjukanoviqi në atë kohë ka qenë shumë konstruktiv, i hapur me ndreq gabimin. Vetëm ne këtu nuk kemi qenë të interesuar me e ndreq se u tutshin mos po fiton shumë Aleanca nëse kthehet kufiri aty ku ka qenë”, tha Haradinaj. /Express

TË FUNDIT

TË FUNDIT