Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur mbi arrestimin e Lulzim Halilit nga autoritetet serbe së fundmi, i cili u raportua se është ish-ushtar UÇK-së.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Haradinaj deklaroi se kushdo që kalon nëpër Serbi është vetëmohim se je veteran.
Sipas tij, Serbia ka nevojë të krijojë veteranë, janë apo nuk janë, pasi që, siç shprehet ai, ka për qëllim përbaltjen e UÇK-së.
“Vetë fakti që edhe nëse je një veteran dhe ti e mohon vetë që je veteran e kalon lirshëm nëpër Serbi, bile edhe në pantallona të shkurtra. Vetë fakti edhe nëse je një veteran i vërtetë dhe ke qenë luftëtar i të gjitha luftrave dhe gjykon veten që je i denjë për të kaluar në Serbi, mendoj se është vetëmohim i vetes që je veteran, dhe për mua nuk je veteran kur merr rrugën nëpër Serbi.
Nëse edhe vetëm për qejfi del në Serbi ti e mohon që je veteran i luftës, sepse haptazi ata kanë një listë për kërkimin e veteranëve. Askush më mirë se vetja nuk e di a ke qenë apo jo veteran. Serbia ka nevojë të krijojë veteranë, janë apo nuk janë. Ka për qëllim baltosjen e emrit të veteranëve. Serbia këtë e ka detyrë – baltosjen. Unë nuk e llogariti veten aq të denjë dhe luftëtar të madh, as në Mal të Zi e Serbi, por as në Maqedoni nuk dal”, deklaroi Haradinaj.