-8.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Haradinaj: Në takimin e 2 shtatorit në Uashington, për marrëveshje finale me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Haradinaj, thotë se duhet të shfrytëzohet vëmendja që po ia jep SHBA-ja zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj gjithashtu tregon për pretendimet e tij për t’u bërë president i vendit si dhe flet për mundësinë e zgjerimit të koalicionit aktual qeverisës.

“Po për çka po shkojmë në Uashington?’ Po shkojmë për marrëveshje, për njohje reciproke në kufi ekzistues. Nëse rrethanat e sjellin këtë marrëveshje, po shkojmë për këtë marrëveshje, por nëse ka përparim, marrim edhe përparimin cilido qoftë ai”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë për REL. Ai thotë se më 2 shtator mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

“Ne duhet ta synojmë këtë (arritjen e marrëveshjes) dhe ta kërkojmë dhe nuk bën të fshihemi. Kosova nuk ka pse të hezitojë që të thotë se ‘po vijmë në këtë takim për marrëveshjen finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues’ sepse kjo është tema. Nëse pala serbe ende nuk është gati, e ka një kërkesë për një qasje ndryshe në dialog, edhe ata mund ta thonë se për çfarë janë. Mirëpo, Kosova mendoj se duhet të jetë e qartë që të tregojë në mënyrë të sinqertë se çfarë kërkon: ‘Se vijmë në Uashington për marrëveshjen finale’”, ka deklaruar Haradinaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT