7.9 C
Mitrovice
E enjte, 28 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Haradinaj: Kurti që 6 muaj nuk i ka kthyer përgjigje një investitori amerikan për fabrikën e municionit

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se i gëzohen lajmit për nisjen e procedurave për ndërtimin e fabrikës për prodhim të municionit nga Kosova.

Por, Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti që gjashtë muaj e ka në tavolinë projektin nga një investitor amerikan, por që nuk i ka kthyer përgjigje.

“Ka një përpjekje prej investitorëve të Amerikës, ka pasë një diskutim shumë thelbësor tash e sa muaj për hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve në kalibra të caktuar, ka pas diskutime me shtete tjera të NATO-s përfshirë edhe Turqinë për prodhimin e dronve civilë. Edhe si opozitë i gëzohemi kurdo që ndodhë hapja e kësaj fabrike. Por ju sigurojë se para 6 muajve e kanë pas në tavolinë, deri sot një përgjigje operatorit nuk ja kanë kthyer. Kryeministri e ka në tavolinë projektin të detajuar investitor amerikan me përvojë shumë të madhe të fushës dhe natyrisht që për neve është shumë me rëndësi me kanë dikush prej qeverisë amerikanë që i jep përkrahje këtij projekti pasta investitori që është potencial pse jo mos me kanë prej Amerike, po edhe nëse është prej Turqisë ne i gëzohemi”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se Kosova i ka kapacitet për prodhimin e municionit.

“I kemi kapacitet shumë të mirë për me prodhu, kemi krahun e punë s të lirë, taksat e lira e ambient klimatik, kemi shumë të mirë dhe pozicionin gjeografik që mundemi me furnizuar shtete me municion”, ka thënë Haradinaj në Tëvë1.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për nisjen e procedurave për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e municionit ushtarak dhe zhvillimin e dronëve pa pilot.

Ndërsa, ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, tha se janë në fazën finale të projektit dhe se kanë pranuar një raport të fizibilitetit nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT