Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe për gjuhën e ashpërsuar të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit përgjatë fushatës elektorale.
Haradinaj ka thënë se Kurti po “çjerret” nëpër tubime elektorale për shkak të mungesës së rezultateve.
“Ata po shkojnë në terren dhe mungesa e rezultatave i ka bërë ashtu që po çjerren dhe po thojnë gjëra qesharake. Nervozën e tij e shoh si humbje të vetëbesimit”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Haradinajt, Kurti në tubimet e tij do të duhet të shpërfaqte listën e punëve që i ka bërë gjatë qëndrimit të tij në qeverisje.
“Po shkojnë në fushatë dhe po kallëzojnë vica si dhia, lopa, këmisha, mbret që janë ordinere për kryeministër pas mandatit në qeveri”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të tërheqë vëmendjen nga keqqeverisja me veprime të tilla.