9.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj: Kurti po bën ‘filma’ për veriun, ne e çliruam, Radoiçiqi iku gjatë qeverisjes sime!

Ramush Haradinaj adresoi një mori kritikash ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti edhe për çështjen e veriut të vendit.

I pari i AAK-së, tha se ajo zonë ishte çliruar gjatë qeverisjes së tij, teksa shtoi Kurti po e shfrytëzon për filma.

Ai në intervistën e dhënë në “Politiko” tha se ky ishte në pushtet kur ishte larguar krimineli Milan Radoiçiq.

“Ata thonë Ramushi e ka taku Radoiçiqin, kur nuk ka qenë i ndjekur prej ligjit. E kush e përzuri Radoiçiqin prej Kosove? Kurti a? Jo bre zotëri, e ka lëshu Kosovën në kohën e qeverisjes sime. I keni pamje si kanë ik, ky veç po bën filma“.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT