Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ai është paranojak.
Haradinaj thotë se Kosova ka miq e aleat të fuqishëm, por sipas tij të keqe e ka veç Qeverinë.
“Prandaj, ne e ndrrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë!”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij:
Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që Kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë.
Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë.
Prandaj, ne e ndrrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë!
Debatet tjera janë operacion shpërqendrimi nga Kurti paranojak.