15.7 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Haradinaj kundër botës: E pëlqej idenë e reciprocitetit, por taksa s’duhet të hiqet

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se taksa është një ndër temat që ka konsoliduar Kosovën, sipas tij. Përkundër një vit kritika të ashpra nga të gjitha qarqet e mundshme, së fundi edhe konfirmimi me vota nga kosovarët ai vazhdoi me të tijën, transmeton Gazeta Metro.

“Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por për aspekte të tjera. Taksa nuk duhet të hiqet, po habitem me disa që thonë ashtu. Kushdo që shkon asaj rruge i bën dëm edhe vetes edhe Kosovës. S’ka reciprocitet deri në njohje nga Serbia”, tha ai.

Haradinaj, gjithashtu ka kërkuar nga ministrat e tij në detyrë që të mbajnë edhe një mbledhje të radhës, në rast se vonohet krijimi i qeverisë së re.

“Në rast se vonohet formimi i Qeverisë së re, unë iu kisha ftuar që të mbajmë edhe një mbledhje tjetër të Qeverisë në detyrë, sepse ka tema që nuk mund të presin shumë. Deklarohuni me votë se a jeni edhe për një mbledhje të Qeverisë ku ka çështje më prioritet”, tha Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se nëse vonohet edhe më tej formimi i qeverisë të mbahen edhe një mbledhje e ardhshme, duke parë rëndësinë për vendin.

Mbledhja e fundit e qeverisë në detyrë ishte mbajtur më 26 korrik. Qeveria miraton propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT