9.8 C
Mitrovice
E martë, 22 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Haradinaj: Kosova të procedojë me Asociacionin në këmbim të garancive për anëtarësim të përshpejtuar në NATO – ekziston mundësia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta çojë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka propozuar që Kosova të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian si kundërvlerë për procedimin me Asociacionin, garanci për anëtarësimin e përshpejtuar të vendit në NATO, shkruan Reporteri.net.

“Tani kemi një situatë jo të lehtë për Kosovën për shkak se Serbia nuk pranon t’i nënshkruajë marrëveshjet që ka ra dakord ashtu siç ka kërkuar qeveria e Kosovës dhe kryetari i qeverisë. Por edhe pse është kështu kjo situatë, unë do të kisha vepruar si vijon; kisha kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundërvlerën e veprimit me Asociacionin me anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Pra procesin deri në NATO edhe si mundësi, sepse askush nuk mund ta garantojë që në një periudhë kohore të tillë deri kur do të ndodhë kjo për shkak të katërshes jonjohëse. Unë do të kisha vepruar në kontratë bilaterale me SHBA-në e do të kisha vepruar me të gjitha obligimet e dialogut në mënyrë që të arrijmë NATO-n”, ka deklaruar Haradinaj në një intërvistë për Zërin e Amerikës.

Lidhur me deklaratën e Ambasadores amerikane në NATO’, Julliane Smith, e cila duke duke folur mbi dëshirën Kosovës për t’u përfshirë në Partneritetin për Paqe, tha se përparimi në procesin e bisedimeve me Serbinë është thelbësor për proceset integruese të Kosovës, Haradinaj ka thënë se ka pajtime por edhe dallime me ambasadoren.

Sipas Haradinajt, Kosova s’ka nevojë për Partneritet për Paqe. AI ka thënë se kërkon anëtarësim direkt në NATO si në rastin e Finlandës dhe Suedisë, duke shtuar se anëtarësimi është urgjent.

“Po, duke i kryer të gjitha detyrat edhe nga dialogu. Pra, çdo detyrë të dialogut, çdo obligim që i ka dalë Kosovës edhe Asociacionin. Por, jo vetëm kaq, por duke kryer detyra tjera që janë kushte e standarde për t’u anëtarësuar në NATO. Këtë e kam shprehur në vazhdimësi. Unë nuk besoj që Kosova duhet të kërkojë Partneritet për Paqe. Kanë ikur shumë vite, kanë ndodhur shumë procese, ka ndryshuar bota. Nuk kemi kohë të qëndrojmë në radhë të Partneritetit për Paqe. Është urgjent anëtarësimi në NATO”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se çfarë reagime ka marrë nga aleatët amerikanë për këtë çështje, Haradinaj ka thënë se ekziston kjo mundësi.

“ Në rast se Kosova përmbush përgjegjësitë e veta mundësia ekziston. Ekziston mundësia e anëtarësimit direkt në NATO”, ka shtuar tutje Haradinaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT