Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe Kosova duhet ta ketë kufirin minimal për mbrojtje 4% të GDP’së, kriter ky i vendosur nga NATO dhe ShBA’ja.
“Projeksioni i Qeverisë në largim për katër vitet e ardhshme (2026-2029) prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është 1,7% e GDP, që është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA dhe natyrisht i domosdoshëm edhe për Kosovën që aspiron të jetë anëtare e NATO-s.”, ka shkruar Haradinaj.