2.7 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

Haradinaj kërkon rinumërim të votave në tërë Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në tërë Kosovën.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se rinumërimi i pjesshëm i tyre, sipas tij, “po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit”.

“Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”.

“E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh”, shkruan Haradinaj.

“Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!”, deklaroi ai.

Deri më tani janë rinumëruar 445 nga 914 vendvotime, nga i cili rezultat është hasur në mospërputhje të votave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT