Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se s’pret ndryshim as sot, por Albin Kurti do të duhej të reflektonte për emrin e kandidates për kryetare të Kuvendit.
“Përderisa nuk ka një marrëveshje, atëherë mbetet e njëjta. Unë shpresoj që do të kemi kohë ta propozojmë kandidaten të cilën jemi thirrur në të, për Shqipen ose për Bogujevcin, jemi të gatshëm me ia dhënë votën.”
Haradinaj se se është antikushtetuese ndryshimi i procedurës së votimit.
“Është antikushtetuese ndryshimi i mënyrës së votimit dhe çdo deputet e ka obligative mos me ra pre e këtyre formave të manipulimit.”