Zyrat e Prokurorit të Specializuar sot ia kanë konfirmuar aktakuzën kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.
Veseli u deklarua se vullnetarisht do të shkojë drejt Hagës për t’iu përgjigjur akuzave që po e ngarkojnë për krime lufte, njofton Klan Kosova.
Para se të niset atje, Veseli mori një mbështetje nga bashkëluftëtari dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot!”, shkroi Haradinaj.



