22.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj: Diaspora e gjallëron Kosovën, qeveria t’i heq të gjitha kufizimet e lëvizjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se mërgimtarët gjallërojnë Kosovën dhe i ka bërë thirrje Qeverisë Hoti që të hiqen të gjitha ndalesat e qarkullimit.

Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisëqë deri pas festave të heq kufizimet për shkak të lëvizjes së lirë të bashkatdhetarëve.

Ai ka thënë se bashkatdhetarët po hasin në vështirësi gjatë arritjes në shtëpitë e tyre.

“Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

“Apeloj tek institucionet e vendit, që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave. Kjo do mundësonte qarkullimin e lirë të motrave e vëllezërve tonë që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre. Mirë se vini bashkatdhetarë! Atdheu ju mirëpret!”, është shprehur Haradinaj.//gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT