4.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Haradinaj: Deputetë të LVV-së më kanë premtuar votën për president, çudi pse Kurti s’e propozoi Osmanin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se një numër “i respektuar, jo i vogël” i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) i kanë premtuar votën në rast se ai do të ishte kandidat për president të vendit.

Në një intervistë në emisionin Pressing, Haradinaj tha se këto premtime i janë dhënë drejtpërdrejt, madje edhe në prani të kolegëve të deputetëve.

“Një numër i respektuar, jo i vogël edhe i deputetëve të VV-së më kanë thënë ‘nëse je në garë, e ke votën time’, e kanë thënë edhe në takime në prani të kolegëve të vetë”, deklaroi Haradinaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT