10.3 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Hap gjigant: Për herë të parë, një person pranon me sukses zemrën nga një derr gjenetikisht i modifikuar

Një burrë 57 vjeçar me një sëmundje të zemrës që po ia rrezikonte jetën ka marrë zemrën e një derri gjenetikisht të modifikuar, shkruan New York Times, transmeton Mitrovica SOT.

Eshtë transplanti i parë i suksesshëm i një zemre derri në një qenie njerëzore.

“Zemra krijon pulsin, krijon presionin, është zemra”, tha Dr. Bartley Griffith, drejtori i programit të transplantimit kardiak në qendrën mjekësore në Universitetin e Maryland, i cili performoi operacionin.


“Funksionon dhe duket normale. Jemi të ngazëllyer, por nuk e dimë çfarë do të sjell e nesërmja. Kjo nuk është bërë asnjëherë më herët”

Shkencëtarët kanë punuar fort për të zhvilluar derra organet e të cilëve nuk do të refuzohen nga trupi i njeriut, hulumtimet u përshkallëzuan në dekadën e kaluar nga teknologji të reja të ndryshimeve gjenetike dhe të klonimit, shkruan gazeta prestigjioze amerikane. Ky transplant i zemrës erdhi vetëm disa muaj pasi kirurgët në New York me sukses bashkangjitën veshkën e një derri gjenetikisht të modifikuar në një person të cilit i kishte vdekur truri.

Hulumtuesit shpresojnë se procedura si kjo do të hapin një kaptinë të re në mjekësi në një të ardhme kur organet zëvendësuese do të jenë të mjaftueshme në numër për gjysmë milioni amerikanë të cilët presin për transplantimin e veshkës ose organeve të tjera.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT