Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, foli mbi mundësinë e koalicioneve parazgjedhore gjersa pritet shpallja e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
I pari i PDK-së tha se PDK do të garojë si parti por se të tjerët janë të mirëseardhur t’i bashkangjiten listës.
“Ne do të bisedojmë, mirëpo do të shkojmë si PDK dhe brenda listës së PDK-së janë të mirëpritur edhe të tjerët”, ka deklaruar ai.



