7.2 C
Mitrovice
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
spot_img

Hamza priti ambasadorin e Turqisë Angili: Do angazhohemi për raporte të qëndrueshme me aleatët e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka takuar të premten ambasadorin e Turqisë në Kosovë.

Tha se kanë biseduar për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

“Bisedë e frytshme me Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Bashkëpunimi dhe respekti janë themeli i partneritetit tonë”, shkroi Hamza.

Kryetari i PDK-së tha se do të angazhohet për raporte të qëndrueshme me aleatët e Kosovës.

“Do të angazhohem për të ndërtuar raporte të qëndrueshme dhe me besim të ndërsjellë me të gjitha shtetet aleate të Kosovës”, theksoi Hamza.

TË FUNDIT

TË FUNDIT