Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biznese në Gjilan.
Hamza ka thënë se në Gjilan dhe gjithandej Kosovës, do t’i mbështesë bizneset dhe punëtorët, sepse ekonomia jonë varet nga suksesi i tyre.
Ai ka thënë se me grante investive do t’i mbështesë bizneset deri në 30% të shumës totale të investimeve, pagesa e TVSH-së do të bëhet në brendi të Kosovës, jo më në kufi, siç është edhe tani.
Hamza ka premtuar edhe themelimin e Bursës së Kosovës, Fond të Punësimit dhe Program të Shkathtësive.
“Në Gjilan dhe gjithandej Kosovës, unë do t’i mbështes bizneset dhe punëtorët, sepse ekonomia jonë varet nga suksesi i tyre.
Grante investive deri në 30% të shumës totale të investimit.
Pagesa e TVSH-së në brendi të Kosovës, jo më në kufi.
Bizneset me mbi 500 mijë euro investime të reja apo që punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara kohore.
Nuk do të tatohen bizneset e vogla me qarkullim deri në 10 mijë euro.
Zvogëlohet barra tatimore në të ardhurat personale.
Zgjerohet Fondi i Garantimit të Kredive të Kosovës (FGKK).
Themelohet Bursa e Kosovës.
Fondi i Punësimit dhe Programi i Shkathtësive.
Ndryshohet ligji aktual për tatimin në pronë, që të sigurohet barrë e përballueshme tatimore për familjet dhe bizneset.
Kosova mundet ma mirë! ”, ka shkruar Hamza.