3.8 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
spot_img

Hamza: Preferoj koalicion qeverisë me LDK-në dhe AAK-në, VV-ja duhet të shkojë në opozitë për t`u reformuar

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, është shprehur i bindur se qeveria e re do të formohet nga partitë ish-opozitare.

Ai ka bërë me dije se preferon një koalicion qeverisës me LDK-në dhe AAK-në.

Në një intervistë për RTV21, Hamza ka thënë se VV-ja duhet të shkoi në opozitë për t`u reformuar.

“Për t’u reformuar, këta duhet të shkojnë në opozitë. Jam i bindur se partitë tjera që kanë qenë në opozitë do të vijnë në pushtet. Besoj që po. Preferoj marrëveshje politike me LDK-në dhe partitë tjera, duke përjashtuar disa parti me të cilat nuk do të kem marrëveshje. Pres bashkëpunim me LDK-në, AAK-në dhe partitë tjera”, ka thënë Hamza.

TË FUNDIT

TË FUNDIT