4.8 C
Mitrovice
E premte, 6 Mars, 2026

Hamza: Për keqardhje, historikisht zgjedhja e presidentit është bërë me marrëveshje politike, përgjegjësia kryesore bie mbi LVV-në

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha para gazetarëve se është për keqardhje që kemi ardhur deri në këtë moment, duke shtuar se zgjedhjet ishin të panevojshme, shkruan Mitrovica SOT

“Zgjedhjet janë të panevojshme, të lodhshme për qytetarët, mirëpo asnjë parti politike nuk ka mujtë me i dhënë vendit president, në përjashtim të asaj fituese”, tha Hamza

Hamza tha se historikisht zgjedhja e presidentit është bërë me marrëveshje politike, duke shtuar se përgjegjësia bie mbi LVV-në si parti fituese.

Hamza komentoi edhe adresimin e problemit në Gjykatën Kushtetuese nga LVV dhe tha se PDK do të respektojë secilin vendim të Gjykatës.

“Ne e shprehëm qëndrimin tonë, e dimë se janë dërgu disa shkresa a do ti trajton Kushtetuesja si të pranueshme apo jo, çdo vendim do të respektohet nga PDK. Besoj se presidentja ka vepru në përputhje me detyrimet e veta”.

TË FUNDIT

Mot me diell edhe nesër

TË FUNDIT