Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se me kandidatët për deputetët të partisë që udhëheq është diskutuar organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se PDK është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Me kandidatët tanë për deputetë u takuam për të diskutuar organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit.
PDK është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën. Vetëm të bashkuar, me kontributin e secilit, mund ta nxjerrim vendin nga kriza dhe stagnimi, e t’i japim drejtimin që meriton.
Është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës.



