15.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Hamza: PDK e ka ndërtuar shtetin – jemi të gatshëm ta udhëheqim Kosovën për një të ardhme më të mirë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Konventën e njëmbëdhjetë të partisë tha se PDK është e gatshme për ta marrë udhëheqjen e vendit.

Ai tha se PDK është forca që e ka ndërtuar shtetin.

“Jemi forca që e kemi ndërtuar këtë shtet, dhe udhëhequr, dhe përsëri jemi të gatshme ta udhëheqim Kosovën për një të ardhme më të mirë”

“Jemi partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët tha se nuk u thyen as sot kur po përballen me padrejtësi”, tha Hamza.

Ai tha se vendi sot përballet me pasiguri dhe mungesë shprese.

“Qytetarët mund të pyesin se kush mund ta udhëheq me përgjegjesi, dhe përgjigja është e qartë Partia Demokratike e Kosovës. Këtë e kemi dëshmuar me vepra”, tha Hamza./reporteri

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT