16.5 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Hamza, kërkon nga Vetëvendosje të sigurojë 40 vota për rrëzimin e Qeverisë së Hotit

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Bedri Hamza, pas dështimit të Projektligjit për vlerat e UÇK-së, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të sigurojë 40 vota në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se nëse partia e Albin Kurtit siguron votat e nevojshme për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, atëherë Partia Demokratike e Kosovës do t’i japë 24 votat e saj për ta çuar Hotin në shtëpi. Hamza ka kërkuar edhe nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, që t’i bashkohet këtij mocioni.

“E ftoj Qeverinë e Kosovës të japë dorëheqjen, sepse është shndërruar në pengesë për adresimin e sfidave dhe nevojave të cilat i ka vendi. Gjithashtu, ftoj edhe Grupin parlamentare të VV, pasi që kanë dhënë një mocion që të punojnë në drejtim të këtij mocioni, t’i bëjnë 40 vota. Edhe kryetarja e Kuvendit nëse është duke shpreh pakënaqësi t’i bashkohet këtij mocioni, të sillet në Kuvend dhe në momentin kur bëhen 40 vota dhe krijohen kushtet për me u hedhë në votim ky mocion, Partia Demokratike e Kosovës do të japë 24 vota për. Dhe atëherë krijohen kushtet që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Hamza.

Po ashtu në këtë seancë, po ashtu ka dështuar sërish miratimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT