Kandidati i Partisë Demokratike për kryeministër, Bedri Hamza, është shprehur i bindur se kjo parti ka ofertë të mirë për qytetarët përmes së cilës do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gjatë një interviste në emisionin “Sol” në Klan Kosova, Hamza deklaroi se mbetet i hapur për propozime të reja.
“Jam i sigurt që kam një program të mirë sepse rreth vetës kam angazhuar ekspertë jo vetëm brenda partisë, por edhe jashtë saj. Gjithashtu, jam gjithmonë i hapur për ide të reja se qysh me bë Kosovën ma mirë.” – tha ai.