24.5 C
Mitrovice
E premte, 11 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Hamza e ndërtoi një urë mbi Ibër për 200 mijë, Kurti i nisi dy për 3 milionë euro

Dy urat e shumëpërfolura që do të ndërtohen mbi Ibër që kryeministri në detyrë Albin Kurti i nisi me pompozitetin e zakonshëm në skenën politike tashmë po hetohen nga Prokuroria Speciale, transmeton Gazeta Metro.

Projekti i urave që ishte nisur ka kohë sipas tash edhe nga kandidati i PDK për kryetar të Mitrovicës, kushton rreth 3 milionë, aq sa janë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në dhjetor të vitit të kaluar ishte një urë tjetër e hapur për qarkullim mbi Ibër, ajo mbi liqenin akumulues. Ajo urë sipas raporteve ka kushtuar 212 mijë euro.

Prokuroria Speciale të enjten njoftoi se ka nisur hetim të projektit të urave që ka implikime edhe politike deri në Bruksel. Siç njoftuan PS nuk konteston projektin infrastrukturor por “rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike”.

“Ky hetim nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore, në mbrojtje të interesit publik dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike”, thuhet në njoftimin e PS-së.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT