17.7 C
Mitrovice
E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Hamiti: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës po i vuajmë të gjithë, edhe votuesit e Kurtit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar së muajin e ardhshëm bëhen dy vjet që Kosova është nën sanksione të BE-së.

Ai ka bërë me dije se kjo ka ndodhur me fajin e Qeverisë Kurti.

Ai ka shkruar në Facebook se pasojat e këtyre e këtyre sanksioneve po i vuajmë edhe votuesit e Albin Kurtit.

“Është hera e dytë që Kosova e feston Ditën e Evropës nën sanksione të BE-së. Muajin e ardhshëm, në qershor, bëhen dy vjet prej kur qytetarët e Kosovës i vuajnë sanksionet ndërkombëtare për fajin e Qeverisë së Kosovës. I vuajmë të gjithë. I vuajnë edhe votuesit e Albin Kurtit”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT