15.1 C
Mitrovice
E hënë, 1 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Hamiti: Me votat që i mori, Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve

“M’i jepni 500 mijë vota, thoshte Albin Kurti, pa ofruar program. As 7 muaj mbas zgjedhjeve nacionale të shkurtit kurrë program s’ka përmendur. Nuk e kam premtuar, do të mund të thoshte. Punë dhe drejtësi ka pasë premtuar më 2021. Bëri punësime nepotiste dhe partiake, bëri korrupsion masiv qeveritar, i shkeli pamëshirshëm Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. E bëri të kundërtën e asaj që e kishte premtuar, siç i ka hije demagogut populist.

”Ai ka shtuar se me votat që i mori në zgjedhje, Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve.“Me votat që i mori sivjet, Albin Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve: nuk ka Kuvend të konstituuar, nuk ka Qeveri me mandat të plotë. Po sundon lideri i VV-së në kundërshtim me normat demokratike, me Kushtetutën e Kosovës, të cilën e shkel për qejfi”.

Hamiti ka thënë se Kurti dhe VV po e rrezikojnë rendin demokratik dhe kushtetues të Kosovës.

“Ndërkohë, sejmenët e tij partiakë dhe medialë, sikur edhe Kurti vetë, vazhdojnë t’i fajësojnë qeveritë e mëhershme për dështimet e tij. As sanksionet e BE-së që ia solli Kurti Kosovës nuk u bëjnë përshtypje. As Marrëveshja e Brukselit për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë që e pranoi Kurti. Albin Kurti me VV-në e tij, por edhe partnerët që janë rreshtuar me ta, po e rrezikojnë rendin demokratik dhe kushtetues të Kosovës. Po e rrezikojnë shtetin”, shkroi Hamiti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT