Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikar Qeverinë Kurti për keqqeverisje dhe uzurpim të posteve ministrore.
Postimi i tij i plotë:
E vërtetë është se…
– VV-ja ka dalë e para në zgjedhjet nacionale në Kosovë para 8 muajsh.
– VV-ja e Kurtit nuk di, nuk do, ose nuk mundet t’i formojë institucionet e reja në përputhje me votën popullore.
Kanë thënë me muaj se i kanë numrat për Qeveri. Doli se nuk i kanë as për Kuvend as për Qeveri. Nuk ditën apo nuk mundën të bëjnë marrëveshje me askë për t’i siguruar votat? Mbasi nuk mund ta bëjnë vetë pse nuk u lënë shteg të tjerëve, por e bllokojnë formimin e institucioneve?
– E shkelën Kushtetutën e Kosovës dhjetëra herë në përpjekje për të imponuar kandidaturë dhe procedurë të papranueshme për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Kjo e mbrama jashtë praktikave parlamenetare të mëhershme.
– Albin Kurti me shumë kolegë të vet nga VV-ja që janë deputetë po ushtrojnë detyra ministrore, duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.
– Deputeti Albin Kurti e ka uzurpuar postin e kryeministrit dhe po sundon, nuk po qeveris. Qeveria e Vetëvendosjes funksionon pa mbikëqyrje parlamentare.
– Kosova është nën sanksione të BE-së prej qershorit të vitit 2023 për fajin e Qeverisë së VV-së.
– SHBA-të e kanë pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën për faj të Albin Kurtit.
– Në Kosovë nuk ka funksionim kushtetues të institucioneve. Detyrë e Presidentes së Kosovës është ta garantojë këtë.
E vërtetë është se Kosova është e dërmuar, në krizë të përgjithshme (sociale, ekonomike, politike) nën drejtimin e këtyre që e morën pushtetin më 2021: Krejt dhe drejt theqafjes!






