Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka reaguar pasi Komisioni Europian, ka theksuar se Kosova përfiton nga një mjedis medial i gjallë dhe pluralist.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Hamiti ka thënë se ky raport i Komisioni Europian është i drejtë dhe është lëvdatë me vend.
“Kosova përfiton nga një mjedis medial i gjallë dhe pluralist”, thotë Komisioni Evropian. Në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2021 flitet edhe për gjendjen e lirisë së shprehjes dhe të medias në Kosovë. Me të drejtë theksohet se Kosova “përfiton nga një mjedis medial i gjallë dhe pluralist”, që është lavdatë me vend. Korniza ligjore është në pjesën më të madhe në linjë me standardet evropiane, nënvizohet në raport. Komisioni Evropian vë re se ka edhe deklarata poshtëruese dhe njollosëse ndaj mediave, që minojnë besimin në raportimet gazetareske dhe rrezikojnë sigurinë e gazetarëve”, ka shkruar Hamiti.



