Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Vetëvendosja është parti me elemente komuniste, shkuran Gazeta Metro.
I pyetur se a ka në VV pikëpamje komuniste Hamiti tha se aty ka të akomoduar elemente të tilla.
“VV-ja është partia më e majtë në Kosovë. Sigurisht elementet më të majta, përfshirë ato komuniste janë akomoduar aty. Ka njerëz që ishin në parti tjera, të këtij kontingjenti që janë akomoduar aty. A janë zbutur apo si e shohin veten është problem i tyre”, ka deklaruar ai.
Hamitit me propozimin për pesë ministritë, që do të merrte potencialisht kjo parti në një koalicion qeverisës me LDK’në, ka treguar se s’ka kuadro për pozitat kyçe qeverisëse. Kështu ka thënë ai kur është pyetur për të komentuar propozimin e kryetarit të VV-së Albin Kurti që ish-ambasadori Blerim Reka të jetë ministër i Punëve të Jashtme në një qeveri VV-LDK.
“Sdo të doja të komentoja për Blerim Rekën, por për VV-në që siç po shihet e ka të vështirë të sigurojë kuadro për pozitat kyçe qeverisës. Edhe për shkak të këtij propozimi që ishte ambasador dhe kanë pak njerëz që do të mund të ishin të dinjitetshëm për poste qeveritare. LDK-ja ka më shumë”, ka thënë ai në Intearktiv të KTV-së./gazetametro.