13.4 C
Mitrovice
E diel, 19 Tetor, 2025
spot_img

Hamiti: Deputeti Kurti po propagandon për suksesin e Kosovës, fatkeqësi qëndrimi i tij në pushtet

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka quajtur Fatkeqësi të Kosovës qëndrimin edhe një mandat të Albin Kurtit me VV’në në pushtet, shkruan Gazeta Metro.

Hamiti për fajin e Kurtit Kosovva ende është në sanksione të BE-së, teksa shprehet se ai “sundon kundërligjshëm prej pranverës”.

Tutje konsideron se viti 2025 është i humbur për Kosovën shkaku u Kurtit duke e konsideruar këtë të fundit si ‘humbje e madhe për Kosovën

“Kosova e sanksionuar prej BE-së për fajin e tij nga mesi i vitit 2023 – me 600-700 milionë euro më pak për projekte jetike për vendin – është storie suksesi, po i besove propagandës së Albin Kurtit me shokë, që flet për suksese kur dështimet janë kolosale.

Deputeti Albin Kurti po sundon kundërligjshëm prej pranverës. Edhe deputet edhe kryeministër! E ka bllokuar funksionimin kushtetues të institucioneve kryesore të shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë, pothuaj gjatë gjithë vitit sivjet. 2025-shi është vit i humbur për Kosovën!

Suksesi i Kurtit dhe i VV-së së tij me qëndrue ende në pushtet është fatkeqësia e Kosovës. Fituesi i vogël është pushteti i Kurtit, humbësja e madhe është Kosova.”, tha Hamiti./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT