7.8 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Hallakatet Vulin, tha se të gjithë kosovarët janë kriminelë prandaj nuk duhet lënë Kosova në Interpol

Ministri i punëve të brendshme i Serbisë me fetish për uniforma Aleksandar Vulin, bëri aluzione fashiste të enjten ndaj kosovarëve me insinuata se gjithë kosovarët janë kriminelë dhe si të tillë nuk e kanë vendin në agjencinë ndërkombëtare të rendit Interpol.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar sot se sipas fjalëve të ministrit Vulin se nëse “Prishtina përsëri dorëzon kërkesë për anëtarësim në Interpol, Serbia me vrull do të argumentojë dhe luftojë që të ndaloj këtë, pasi kjo është në kundërshti me të drejtën ndërkombëtare, por edhe me vet kuptimin e ekzistimit të vet organizatës”.



Siç kishte thënë ministri serb Vulin në atë takim të ekipi të koordinuar për ndalim të anëtarësimit në Interpol, Kosova nuk mund të jetë anëtare e asnjë organizate, posaçërisht një posedon informacion për krimin dhe grupet e organizuara kriminale.

Vulin i hyri teorive konspirative si zakonisht e tha se përkundër që “Prishtina është zotuar me marrëveshjen e Washington që nuk guxon të jetë anëtare e Interpol, Serbia e di se Prishtina se mban fjalën”. Përveç se e pasaktë kjo që thotë Vulin, vet këmbëngulje e tij për pengim të anëtarësimit është shkelje e zotimeve të Serbisë sipas marrëveshjes së Washington.



“Serbia është shtet i përgjegjshëm dhe serioz dhe ka gatishmëri të reagoj ndaj çdo lëvizje të Prishtinës dhe presionit të fuqive të mëdha” sipas Vulin./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT