10.5 C
Mitrovice
E shtunë, 4 Maj, 2024
spot_imgspot_img

‘Hallakamë’ në Skenderaj/ Një person kundërshtoi gjobën dhe arrestimin, i bën policët për spital!

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar për pengim të personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:35 në rrugën “Azem Bejta”, në Skënderaj, transmeton IndeksOnline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar të cilit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë njësiti policor i kishte shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik, por i njëjti nuk ishte pajtuar dhe i kishte penguar zyrtarët policor. Për ta arrestuar të dyshuarin njësiti policor ishte penguar edhe nga disa persona tjerë. Lidhur me rastin përveç të dyshuarit kryesor janë arrestuar edhe tre persona tjerë meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit janë liruar. Si pasoj e rastit dy zyrtarë policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/

/Foto ilustrim/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT