8.7 C
Mitrovice
E enjte, 18 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Haliti për kryediplomaten kosovare: Kurrfarë faktori s’është ajo në Qeveri, pozita e saj është e kotë

Deputeti i PDK-së, Xhavil Haliti, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nuk është faktor, duke e quajtur të kotë pozitën e saj në Qeverinë Kurti 2.

Haliti në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net”, tha se faktori i vetëm në Qeveri është kryeministri aktual, Albin Kurti.



Tutje, Haliti foli edhe për akuzat e disa politikanëve që iu drejtuan Gërvallës, se kjo e fundit duhet të shkarkohet, teksa shtoi se ajo nuk mund të kritikohet për veprimet apo deklaratat që ajo i ka bërë në të kaluarën.

Haliti tha se ajo duhet të përmendet për sukseset apo dështimet e saj, ndërkaq, se nëse duhet të shkarkohet ministrja Gërvalla apo jo, deputeti i PDK-së nga Peja, thotë se për këtë çështje vendos shefi i saj në Qeveri.

“Rregullat për ta shkarkuar janë me kushtetutë dhe rregullore. Administrativisht nëse nuk kemi vota për ta shkarkuar Qeverinë, mund ta shkarkojë atë [Gërvallën] vetëm kryeministri, tjetër askush. Unë nuk e kam kërkuar dorëheqjen e saj, askush s’mund të akuzohet për veprimet që i ka bërë para se të bëhet ministre, pasi e ka bërë në rrethana të ndryshme. Nga koha kur e ka marrë mandatin, duhet t’i mblidhen sukseset dhe mos-sukseset”, u shpreh Haliti.



“Ne jemi vend i vogël dhe pozita e ministrit të punëve të jashtme është e kotë, pasi politikat e shtetit i bën kryeministri. Kurrfarë faktori s’është ajo, faktor është Albin Kurti dhe askush tjetër në këtë Qeveri. Albini e ka bërë ministre dhe ai po e mban pasi ai ka një marrëveshje koalicioni. Ne nuk kemi bërë asnjë mocion mos-besimi ndaj saj në Kuvend. Sikur të kishte bërë PDK-ja mocion mos-besimi ndaj ministres së Punëve të Jashtme, do ta mbështesja ose s’do ta mbështesja, ose do të shkarkohej ose jo në Kuvend”, tha Haliti për Reporteri.net.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT