-0.6 C
Mitrovice
E martë, 3 Shkurt, 2026
spot_img

Halimi: Në një vend të varfër Qeveria Kurti nga xhepat e qytetarëve i nxori 11 milionë euro

Anëtarja e kryesisë së LDK’së, Sibel Halimi, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, dhe subjektin e tij politik, duke thënë se kanë keqpërdorur vetëm për të ardhur në pushtet.

Halimi, përmes një postimi në Facebook, tha se Vetëvendosje ka manipuluar me idetë e role nga më të ndryshmet.
‘’ Morën pushtetin duke manipuluar me ‘idetë’ e role nga më të ndryshme, nga nacionalistë shqiptarë, tek progresiv e barazitarë.



Ky është postimi i plotë:

‘Nacionalistë’ e ‘barazitarë’ deri në kolltuk, e pastaj zmbrapsje e pabarazi në pushtet!

Morën pushtetin duke manipuluar me ‘idetë’ e role nga më të ndryshme, nga nacionalistë shqiptarë, tek progresiv e barazitarë.

Në këtë rrugëtimin e tyre ndërtuan kauza artificiale, duke penguar çdo lëvizje drejt progresit për vendin. E sot, të gjithë, pa dallim iu bindën të vërtetës e qëllimit të tyre të vetëm, arritjes në pushtet.



Në një vend të varfër, ku qytetarët mezi i mbijetojnë të përditshmes së tyre. Qeveria Kurti, ajo që erdhi në pushtet me siglën ‘barazitare’, nga xhepat e qytetarëve i nxori 11 milionë euro dhe pagoi shpenzimet e energjisë elektrike konsumatorëve në veri të vendit.

Pra, “barazitarët” diskriminuan qytetarët, “nacionalistët” ia paguajnë rrymën veriut.

Nëse asgjë, sot qytetarëve ua bëri një të qartë, rrëfimin e ri, të vërteten e tyre të vërtetë!

TË FUNDIT

TË FUNDIT